Dasma e vëllait të Dr Florit tek Lufta e Nuseve (Foto/Video)

Nga promo e kësaj jave të programit Lufta e Nuseve, vërehet që Alban Kondi, anëtar I grupit muzikor te njohur nga Shqiperia Produkt 28, do të jetë konkurent në këtë reality show.

ShowBiz

24/02/2016 23:38

Kujtojmë që Albani është  vëllai i vogël i reperit të njohur nga Shqipëria Dr Flori, i cili humbi jetën një vit më parë.

Mbetet për t’u parë  se si do ketë ndikuar në këtë dasëm mungesa e vëllait dhe mentorit të Albanit, Dr Flori.

Siç dihet tashmë, dasma e tij do të konkurojë me dy dasma të tjera për të cilat nuk kemi informacion.

Lufta e Nuseve transmetohet në Tv Klan  Shqipëri por edhe në Televizionin 21 në Kosovë dhe Alsat M në Maqedoni, çdo të dielë ora 20.00.