Dashuria nuk njeh moshë, 29 vjeçarja martohet me biznesmenin 92 vjeçar

Një nuse nga Afrika ka ngjallur polemika të shumta në mediat online, pasi një foto me burrin e saj biznesmen, i cili është 63 vjet më i madh se ajo, është postuar online.

Lifestyle

25/01/2017 16:15

29 vjeçarja Charity Mumba, me origjinë nga Zambia, ka lidhur kurorë me 92 vjeçarin nga Afrika e Jugut, Peter Grooves, i cili është përshkruar si një njeri shumë i pasur.

Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se kjo martesë nuk duhet të ishte bërë, pasi duket qartë që 29 vjeçarja ka si qëllim vetëm paratë e tij.

Martesa të tilla janë kthyer në trend në Afrikën e Jugut, ku gratë e reja shkojnë nga Zambia në kërkim të burrave të pasur dhe të moshuar.