Dashuria në të mirë dhe në të keq

Ky burrë nga Tailanda bën gjënë më të mrekullueshme në botë duke u kujdesur për gruan e tij me Alzheimer.

Fun

09/08/2014 00:31

Një nga reklamat e shumta të mrekullueshme Tailandeze shfaq dashurinë e vërtetë pa marrë parasysh ndodhitë e jetës.

Reklama ‘Mos më harro’ për sigurime jetësore tregon një burrë i cili çdo ditë kujdeset për gruan e tij me një nga sëmundjet më të rënda të kujtesës, Alzheimerin.

Ai çdo ditë ia dëshmon dashurinë e tij, megjithëse ajo nuk e njeh e madje edhe frikësohet nga ai. Video është vërtetë emocionuese.