Dashuria mbi të gjitha – çifti i pinguinëve gej së shpejti do të bëhen prindër

Një histori e bukur dashurie në mes dy pinguinëve Magic dhe Sphen nga akuariumi i Sidenit po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dy prej tyre së shpejti do të bëhen prindër.

Fun

22/10/2018 14:17

Pinguinët australianë kishin rënë në dashuri para fillimit të sezonit të shumimit. Sphen i cili ishte më i guximshëm, ai i dha gurë të veçantë në formë të zemrën pinguinit Magic.

Kjo sipas punëtorëve të akuariumit është mënyra e tyre e propozimit të martesave, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj, atyre u është dhënë detyrë të mbajnë vezë të ‘rreme’ në mënyrë që dy pinguinët homoseksual të provojnë të bëhen prindër.

“Sphen dhe Magic kanë treguar aftësitë e përsosura prindërore”, ka thënë Mbikëqyrësi i Departamentit të pinguinëve duke shtuar se statusi i të njëjtit seks nuk ka asnjë ndikim në aftësinë e tyre për të krijuar familje së bashku. /Lajmi.net/

YouTube player