Dashuria e nënës: E mbuluar në gjak, vazhdon t’i jap gji fëmijës (Foto)

Në një spital të Tajlandës, është regjistruar momenti prekës kur një nënë e mbuluar me gjak vazhdon ta ushqen fëmijën me gji.

Bota

25/03/2016 03:29

Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas, që ka këmbën dhe krahun e thyer, si dhe disa lëndime të konsiderueshme në kokë.

Fotografia ‘që të thyen zemrën dhe të ngushëllon në të njëjtën kohë’, e shfaq gruan në shtratin e spitalit, duke pritur për intervenimin, transmeton Telegrafi.

“Fuqia e dashurisë së nënës”, shkruan në artikullin e botuar nga Bangkok Post, ku nuk jepet detaje se si është lënduar kjo grua dhe çfarë gjendje shëndetësore ka tani.

gji-1-e1458843622536-780x439