Dashuria e madhe e Gorillës ndaj maceve (Video)

Koko është emri i gorillës që jeton në  kodrën “Woodside” të Kalifornisë , e cila i adhuron fëmijët, pavarësisht se nuk ka rritur ndonjë fëmijë të vetin.

Fun

15/10/2015 15:46

Në festim të 44 vjetorit të saj, trajneri i gorillës, Francine Pattersonm, e prezantoi atë me disa mace shumë të vogla, shkruan Dailymail.

Gorilla  që është e njohur për shenjat gjuhësore që di t’i përdorë , u filmua  teksa i merrte macet me shumë butësi para se të merrte njërën prej tyre dhe ta përqafojë.

Ajo më pas bëri me shenjë që njërën nga macet t’ia vendosnin mbi kokë, ndërsa më vonë la të kuptohet se kafshët janë fëmijët e saj, transmeton lajmi.net.

Koko, e cila lindi në kopshtin San Francisko, tashmë ka adoptuar dy mace të vogla të cilat e kanë gjallëruar botën e saj.

YouTube player