Dashuri si kjo! Kështu e priti Xhensila, Besin mbrëmë

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u mbajt finalja e 'Kënga Magjike 2017'.

ShowBiz

10/12/2017 09:05

Përveç Ardit Gjebreas, këtë vit bashkë-prezantues të tij ishin edhe Bes Kallaku dhe Erion Isai, shkruan lajmi.net.

Pa dyshim, që nuk kishte se si të mungonte edhe Xhensila në atë sallë, për të parë nga afër bashkëshortin e saj, Besin i cili me batutat e tij bëri publikun të qeshnin me lot.

Xhensila vazhdimisht kishte publikuar imazhe në rrjete sociale me të cilat ka treguar këngët e saj favorite të festivalit, por nuk munguan edhe fotot e Besit.

“Jam e cmendur per ty @bes_kallaku”, shkruan ajo në një video që postoi në Insta-Story, ndërsa pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja postoi disa fotografi në të cilat shihej duke u përqafuar me bashkëshortin e saj. /Lajmi.net/