Dashuri e vërtetë: Njeriu që u kujdes për gruan e tij të paralizuar 56 vite me radhë

Ky burrë besnik i kaloi 56 vite të jetës së tij duke u kujdesur për gruan e tij të paralizuar dhe vazhdon ta dojë atë pavarësisht të gjithave.

Lifestyle

15/02/2017 00:12

Du dhe Zhou u martuan në vitin 1959, por vetëm pesë muaj pas martesës së tyre gruaja e re u paralizua nga një sëmundje misterioze, në moshën 20 vjeçare. Në atë kohë Du ishte duke punuar në një minierë afër qytetit dhe e mori vesh për atë që i kishte ndodhur gruas së tij vetëm pasi familja i shkruajti letër.

Pasi lexoi letrën,  ai menjëherë u kthye ne shtëpi. Sëmundja e Zhou ia humbi tërë ndjesinë në trupin e saj. Ajo as nuk mundi të kapë objekte me duart e saja. Asnjë doktor nuk gjeti arsye dhe shpjegim për sëmundjen e saj. Pastaj u kuptua edhe se Zhou nuk mund të lindte fëmijë për shkak të kësaj sëmundjeje.

Miqtë e i thane Du-së që të hiqte dorë nga kjo martesë dhe ta fillonte një jetë të re, por ky njeri i dashuruar refuzoi dhe i tha gruas së tij “ Mos u brengos, unë do kujdesem për ty përgjithmonë” dhe e mbajti fjalën.

Du e la punën e tij dhe ia dedikoi çdo sekondë të jetës gruas së tij. Ai lau, gatoi dhe e dërgoi Zhou-në nëpër mjekë të ndryshëm.

Ky burrë, asnjëherë nuk hoqi dorë dhe nuk u pendua nga vendimi që mori. Për gati 6 dekada me radhë ai u kujdes për gruan. Çdo ditë ai e pastron, e ushqen, i bënë masazh  dhe ende shpreson se do të ketë një shërim për sëmundjen e saj. Ndoshta, kështu duket dashuria e vërtetë, shkruan Bright Side, transmeton GazetaBlic.com