Dashuri apo çmenduri? 31 vjeçari me të dashurën e tij 91 vjeçare

I vetëquajtur \'gjahtar\' i grave të moshuara, Kyle Jones thotë se ai nuk ka dalur asnjëherë me ndonjë grua të moshës së tij, porse preferon vëmendjen e pensionisteve.

Fun

06/06/2014 17:40

Kyle Jones, 31 vjeçar, nga Augusta e SHBA-së thotë se ai kurrë nuk ka dalur me një grua të moshës së tij, duke preferuar ato më të moshuarat.

Atë e tërheqin vetëm gratë e moshuara dhe preferon ato të jenë 65 vjeçare apo më të vjetra.

\”Gjithëkush është i lidhur në mënyrën e tij, disa njerëz janë të lidhur me gra të shëndosha, gra të dobëta, unë jam i lidhur me gra më të moshuara\”, thotë Kyle.

Tani ai është në një lidhje me një 91 vjeçare me të cilën ai është njoftuar në vitin 2009.