DASH publikon statistikat e konfiskimit të llojeve narkotike në Kosovë

Gjatë periudhës janar-shtator 2014, Policia e Kosovës ka konfiskuar 672 kilogramë drogë e llojit marihuanë, 21 kilogramë të llojit kokainë dhe afër dy kilogramë heroinë.

Lajme

19/03/2015 11:05

Policia po ashtu ka konfiskuar mbi 5 mijë fara të kanabisit dhe mbi 3 mijë e 700 bimë të marihuanës.

Këto të dhëna janë paraqitur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për luftën kundër drogave në botë.

Në raport thuhet se Kosova mbetet shtet transit ku transportohet droga për në Evropë.

Ndër shkaqet e problematikës së luftës ndaj kontrabandës me drogë, shkruan raporti, mbetet integrimi jo i plotë i komunave veriore; ekonomia e varfër; mosnjohja nga disa vende të rajonit dhe sistemi jo i frytshëm i menaxhimit te kufirit.