Darmian i thotë ‘PO’ rikthimit në Serie A

Inter dhe Juventus duket se e kanë një shënjestër të përbashkët në këtë afat kalimtar të janarit.

Merkato

22/01/2019 11:47

Juventus dhe Inter duan ta transferojnë Matteo Darmianin në këtë afat kalimtar të janarit nga Manchester United.

Mbrojtësi italian është bërë cak i ‘Zonjës së Vjetër’ që dëshiron ta marrë në huazim me të drejt blerje, përcjell lajmi.net.

Por, Calciomercato raporton se së fundmi edhe Inter është futur në garë për shërbimet e tij.

Juventus është duke i prirë garës, ndërsa nerazurët shpresojnë t’i marrin shërbimet e Darmian para torinasëve. /Lajmi.net/