Darkë romantike për Cozman, kush e shoqëroi?

Cozman është reper shumë i suksesshëm.

ShowBiz

27/08/2018 15:43

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore si dhe me performanca në të gjitha trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka postuar disa imazhe nga shtëpia e tij, ku po relaksohej pas angazhimeve të shumta.

Në një prej atyre imazheve shihet se Cozman e priste një darkë romantike e servuar për dy persona.

Ai nuk preferoi të zbulonte se me kë darkoi, por dukej se po kalonte për mrekulli. /Lajmi.net/