Darka e fundit e Titanikut

Për të nderuar 105 vjetorin e fundosjes së anijes më të madhe në ato kohëra, Titanik, Spring House Restaurant Kitchen & Bar, në Karolinën e Veriut ri solli edhe një herë menynë që u shtrua natën e fundit në restorantin e klasit të parë në anije.

Lifestyle

26/04/2017 12:52

Të ftuarit që shijuan menynë prej 10 pjatash, ishin gjithsej 20 persona, të cilët shefi i kuzhinës tha se i kishte zgjedhur me shumë kujdes. Për të kaluar më lehtë një mbrëmje që nga ana gastronomike ishte një bombë e vërtetë u luajt, ndërsa kalohej njëra pjatë te tjetra, loja ‘Titanik Trivia’.

Menyja përmbante mish qengji, mish rose, biftekë të ndryshëm, bizele, dy lloje patatesh, oriz dhe karota. Sigurisht tetë lloje të ndryshme verash dhe dy lloje ëmbëlsirash.

Menuja e përdorur është gjetur në internet nga shefi i kuzhinës, me një kujdes të madh janë zgjedhur dhe llojet e verërave, që sipas kërkimeve të tyre kishin qenë të gjitha verëra franceze.

Menyja në 15 prill të 2017 kushtoi 125 dollarë për person ndërsa në vitin 1912 kjo meny kushtonte 88 mijë dollarë kjo sipas biznesmenit njujorkez, Abraham Lincoln Salomon, i cili ka qenë prezent në natën fatale por arriti të shpëtonte duke hipur në një nga varkat e vogla të shpëtimit. /ikub