Dardani dhe Prishtina ‘fluturojnë’ në majen e tabelës

Dardan Berisha përsëri ka qenë thjeshtë spektakolar, teksa Prishtina ka shënar një fitore shumë të rëndësishmë në kuadër të Grupit B në Ligën Ballkanike duke e mposhtur skuadrën e Craiovës me rezultat 92-76.

Sport

28/10/2014 20:03

Pjesa e parë e takimit ishte paksa e dobët për Prishtinasit duke e humbur kështu me rezultat të ngushtë 22-25. Sidoqoftë, ata u rikthyen në lojë shumë shpejtë duke e fituar çerekun e dytë me rezultat 26-17 dhe duke shkuar kështu në pushim të pjesës së parë me epërsi prej katër pikëve.

Çereku i tretë dhe i katërt ishin bombastike për Prishtinën, me një Dardan Berisha i cili i ndezi motorët e tij.

Me disa treshe vitale nga Dardan Berisha, dhe me një lojë të shpejtë kundërsulmuese, Prishtina arrin të fitojë duelin me rezultat 92-76, duke dalë kështu në majen e tabelës së Grupit B në kuadër të Ligës Ballkanike me plotë gjashtë pikë të tubuara nga tre ndeshje të luajtura.