“Dardanët” zbulojnë numrin e autobusëve me tifozë për ndeshjen Kosovë – Islandë

Lulzim Berisha ka treguar se është përgatitur një koreografi shumë e mirë për ndeshjen ndaj Islandës.

Sport

23/03/2017 14:33

Kryetari tifozëve të Kosovës ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha ka treguar se është përgatitur një koreografi shumë e mirë për ndeshjen ndaj Islandës.

Ai po ashtu ka premtuar edhe atmosferë të jashtëzakonshme në Shkodër.

“Ne premtojmë se do të dhurojmë spektakël. I kemi bërë gati koreografitë të cilat janë pjesë e spektaklit tonë”, thotë Berisha për ‘Zërin’.

Ai po ashtu ka treguar se kur bëhet nesër nisja për Shkodër dhe sa autobusë do të jenë.

“Ne i kemi pasur në dispozicion 1000 bileta. Krejt ata që kanë bileta në sektorin C3 e C4, organizimi është nga ne. Autobusët do të jenë organizim nga ne. Nisja nga Prishtina do të bëhet nga ora 10:30, maksimum në orën 11:00. Do të jenë diku 20 autobusë”.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Islandës zhvillohet nesër (e premte) nga ora 20:45.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6