‘Dardanët’ zbulojnë koreografinë për nesër, i kushtohet legjendës Fadil Vokrrit

Dardanët kanë planifikuar të bëjnë një koreografi në nderim të legjendës së futbollit dhe ish presidentit të federatës, të ndjerit Fadil Vokrri.

Sport

09/09/2018 17:56

Kosova nesër (e hënë) zhvillon ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi, ku në ‘Fadil Vokrri’ pret Ishujt Faroe.

Tifozët e Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshe kanë përgatitur një koreografi që do t’i kushtohet Fadil Vokrrit.

Minuta e  9’ e takimit do t’i gjejë tifozët në këmbë duke duartrokitur në shenjë respekti për Vokrrin.

Kjo minutë është zgjedhur për nderë të numrit 9’  që ai e mbante në fanellë.

NJOFTIMI I PLOTË I DARDANËVE:

Koreografia për nesër:
Të dashur Dardan,

Nesër në ndeshjën kundër Ishujve Faroe e gjithe koreografia do i kushtohet legjendës Fadil Vokrri , në shenjë respekti dhe falenderimi për veprën e presidentit Vokrri.

Ju lusim që të jeni pjesë e kësaj koreografie.
Në minutën e 9-të të ndeshjes, ju ftojmë të gjithëve të ngrisni lartë letrat me nr: 9 , do të zgjasë 3min.

Gjithashtu takimi jonë bëhet në ora 18:30 tek varri i presidentit të ndjerë ku do bëjmë homazhe, pastaj do vazhdojmë së bashku për në stadium.

Forca Kosova
Forca Dardanët