Dardan Sejdiu për herë të tretë i ndërron fjalët për “Trafikun Urban”, heqë dorë nga dokumenti shkencor

Varësisht situatës në të cilën po ndodhët, ish nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu po e hedhë nga një ide të re për rregullimin e transportit publik në Prishtinë.

Lajme

31/01/2018 18:24

Së bashku më Shpend Ahmetin, kur garuan për Komunën e Prishtinës paraqitën një planë operacional për rregullimin e trafikut. Kur erdhën në pushtet menduan ta hartojnë një tjetër së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim –BERZH, të blejë 51 autobusë me kredi prej mbi 10 milionë euro, dhe pjesën tjetër prej mbi 100 autobusësh të mbulohet me operatorë privatë, të cilët do t’i përmbushnin disa kritere, nga ku do të hapej një konkurs publik në vitin 2018 për këtë, shkruan lajmi.net.

Planin i mobilitetit, i cili mëtonte të zgjidh deri në detaje problemin  transportit në Prishtinë, Sejdiu e quante dokument shkencor. Por, tash i gjendur në një situatë të re ku ajri i ndotur e ka kapluar që disa ditë Prishtinën, deputeti Sejdiu po kërkon donacione prej rreth 56 autobusëve nga vendet e Bashkimit Evropian.

Këtë e kërkoi sot në një debat që po zhvillohet në Parlamentin e Kosovës për marrjen e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, veçmas në Prishtinë. Madje, kjo ishte pika e tretë prej pesë sosh të propozuara prej tij për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Si pikë e tretë duhet të jenë donacionet. Janë 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, nëse secili prej tyre bënë donacion dy autobusëve do të kemi flotë të re prej 56 autobusëve që së bashku me flotën ekzistuese do të zgjidhte problemin e transportit publik për tri komuna, të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Kështu do të reduktonim numrin e veturave që sillën në këto komuna e që janë më të afektuarat nga ndotja që po e shohim këto ditë. Kjo ndihmë e këtyre shteteve të BE-së dhe së bashku me projektin e BERZH-it që po impilimentohët sot në Prishtinë”, tha Sejdiu.

Nga ana tjetër, gjatë fushatës zgjedhore, derisa partitë politike shpalosnin programin e tyre për transportin publik, Ahmeti dhe Sejdiu, thoshin se kjo punë është e kryer. “Cili do që do të vije në pushtet do të jetë i obliguar të zbatojë marrëveshjen me BERZH-it për planin e mobilitetit, pasi për këtë kemi kontratë të nënshkruar e cila zgjidhë problemin e transportit”, thoshin të dy.

Derisa Sejdiu shpaloste planin e mobilitetit thoshte se “e njëjta kontratë, sikurse e jona me BERZH, do të lidhet edhe me operatorë privatë që i përmbushin kushtet teknike, ambientale për transport publik ne Komunë e Prishtinës, sipas kontratës së BERZH do të kenë mundësi të kenë kontratë 10 vjeçare.  Nga viti 2018 e tutje në Prishtinë do të operojnë 180 autobusë dhe BERZH-i do të menaxhojë për dhjetë vite 51 autobusët që i kemi blerë dhe ata privat”.

Pra, edhe shifra e autobusëve që Sejdiu tha se do ta zgjidhnin problemin e transportit, 58 donacion 51 të blerë, bie ndesh me politikat e prezantuara deri më tani.

Megjithëkëtë, që kur ishin larguar hendeqet e Komunës së Prishtinës dhe autoriteteve qeveritare qendrore dhe se nga ajo kohë kishin ardhur edhe 30 autobusët e parë. Ndërkohë, akoma nuk dihet se kur do të vijnë edhe 21 tjerë, për të cilat ka një vit që jepen data dhe arsyeje të ndryshme nga kryetari Shpend Ahmeti. Së fundmi ka thënë se do të vijnë në fund të muajin shkurt të këtij viti.

“Përfundimi i projektit të autobusëve/linjat e reja dhe kontratat me operatorët privat – Blerja e autobusëve ka qenë vetëm një nga fazat e përmirësimit të Tranporti Publik. Përmes projektit FOPIP do ta funksionalizojmë tërësisht kompaninë. Prishtina ka nevojë për 160 autobusë, dhe sipas marrëveshjes me BERZH gjysma do të jenë në pronësi publike e gjysma në pronësi private. Mirëpo qytetarët nuk do të bëjnë dallimin në mes të autobusëve publik dhe privat, sepse të gjithë do të jenë nën ombrellën e Trafiku urban”, thuhet në zotimin numër 20 të Shpend Ahmeti të prezantuar gjatë fushatës zgjedhore i cili është i inkorporuar tek 100 zotimet e tij. /Lajmi.net/