Dardan Sejdiu “lë” postin e nënkryetarit të Prishtinës

Pas largimit të Jusuf Thaçit nga Drejtoria e Arsimit, Komuna e Prishtinës, ka mbet edhe pa nënkryetarin Dardan Sejdiu. Ai ka kërkuar që të lirohet përkohësisht nga detyra e tij aktuale.

Lajme

10/07/2014 13:43

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka lënë detyrën e nënkryetari të Komunës së Prishtinës.

Sejdiu i cili ka fituar votat për deputet të Kuvendit  të Kosovës, ka kërkuar nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, që ta lë të lirë nga posti i nënkryetarit deri në përfundim të afatit të regjistrimit të deputetëve, thuhet në njoftim të Komunës së Prishtinës.

“Duke marr parasysh nenet 72 dhe 73 të Kushtetutës së Kosovës që një i përzgjedhur si deputet nuk mund të ushtroj detyra ekzekutive, dhe nenin 60 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, mbi emërimin e nënkryetarit të Komunës dhe duke marr parasysh regjistrimin e deputeteve të rinj në fund të kësaj jave, Kryetari Ahmeti ka miratuar kërkesën e Sejdiut”.

“Gjatë ditëve në vijim, pas takimit konstitutiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në konsultime të kryetarit Ahmeti me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetarin Sejdiu do të merret edhe vendimi përfundimtar për postin e nënkryetarit të Komunës në përputhje me afatet ligjore të parapara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.