Dardan Gashi: Listën Serbe e fuqizoi Isa Mustafa (Video)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka treguar se në qeveri ka hyrë me anë të një ftese që i është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajme

15/09/2017 23:11

“Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendëm, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike… dhe zëvendëskryeministër”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë bllokada para formimit të qeverisë nuk do të lejonte formimin e institucioneve pa ndërmjetësimin e dikujt. Gashi ka shtuar se ka të kaluar me të gjithë akterët aktualë në politikë dhe se, sipas tij, kjo ka ndikuar që të krijohet një besim.

“Prandaj unë nuk kam ba ndonjë mrekulli këtu. Ai është një ekzagjerim i mediave. Rolin kyç e ka mandatari, kryeministri të cilit i kam ndihmuar në disa situata që të zhbllokohet kjo situatë”, ka thënë Gashi në rtv 21.

Ai ka folur edhe rreth ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Sipas tij, nëse vërtetohet se Rikalo ka maltretuar dhe torturuar qytetarët, ai është si sigurt se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë tonë.

Ndërsa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse nuk reagon qeveria, do të dalë edhe ai në protestat e paralajmëruara.

Ai ka folur edhe për Listën Serbe.

“Është e pasinqertë tash për të gjitha veprimet që i ka bo vet të akuzohet tjetri pse nuk jam brenda, d.m.th Lista Serbska është fakt që nuk mund të mënjanohet është fakt kushtetues edhe fakt fizik…Fuqizimi i parë i Listës Serbska ka ndodhë kur është pranu nga Isa Mustafa, Lista Serbska nuk ka ekzistu përpara në sistemin politik të Kosovës, është fuqizu pikërisht në kohën e qeverisjes Mustafa”, ka thënë Gashi për rtv 21.

Ai ka shtuar se Isa Mustafa ka mundur të ndërtojë qeveri pa Listën Serbska pasi që sipas tij e ka pasur shumicën.

YouTube player