Dante paralajmëron Bayernin

Mbrojtësi Dante, e ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij, Bayern Munich, për stinorin e ri në Bundesligë

Sport

01/09/2015 23:12

Braziliani ka deklaruar se Wolfsburgu ka për qëllim të i “bezdisë” bavarezët në luftën për titull.  Sipas tij Wolfsburgu (që gjithashtu transferoi Julian Draxlerin), janë të gatshëm për të luftuar me kampionin aktual gjerman.

“Wolfsburgu po mundohen të përmirësohen dhe ky është gjithashtu synimi im. Dëshirojmë të e ‘bezdisim’ Bayern Munichun. E dijmë se do të jetë e vështirë por ne do të japim gjithçka që kemi”, ka thënë 31 vjeçari.

“Mua më duhet të shikojë përpara. Tani do të jap gjithçka që kam për Wolfsburgun dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët”, përfundoi ai.