Dante në Leverkusen?

Bayer Leverkusen është në negociata me Bayern Munichun për transferimin e mbrojtësit brazilian Dante.

Sport

20/08/2015 18:35

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen janë në negociata për transferimin e mbrojtësit Dante, tek rivali i Bundesligës.

Reprezentuesi brazilian nuk konsiderohet si titullar në Allianz Arena, andaj mund të largohet nga klubi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dante ka kontratë me Bayernin deri më 2017.

Kurse, kampioni i Bundesligës për shitjen e tij kërkon 9 milionë euro.