Dante largohet nga Bayerni?

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante pritet të largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere, pasi karriera e tij te Bavarezët e ka marrë teposhtëzën.

Sport

27/03/2015 20:52

Që nga Kupa e Botës që u mbajt në Brazil në vitin 2014, karriera e Dantes te Bayerni ka filluar të marrë teposhtëzën.

Ai nuk është më lojtar i rëndësishëm siç ishte dikur te skuadra e Pep Guardiolës.

Kështu, sipas raporteve, braziliani do të largohet nga Allianz Arena në fundin e këtij sezoni.

Përndryshe, kontrata e Dantes me Bayernin përfundon në verën e vitit 2017.