Dante e vazhdon kontratën me Bayernin

Bayern Munichu ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se braziliani Dante ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Bundesligës deri në verën e vitit 2017. Kontrata e deritashme e përfaqësuesit brazilian do të skadonte në qershor të vitit 2016 dhe Manchester Unitedi besonte se mund ta transferojë atë gjatë verës. Mirëpo, Dante duket…

Sport

24/03/2014 15:40

Bayern Munichu ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se braziliani Dante ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Bundesligës deri në verën e vitit 2017.

Kontrata e deritashme e përfaqësuesit brazilian do të skadonte në qershor të vitit 2016 dhe Manchester Unitedi besonte se mund ta transferojë atë gjatë verës.

Mirëpo, Dante duket shumë i vendosur për të qëndruar në Allianz Arena dhe i hoqi qafe të gjitha spekulimet, duke e rinovuar kontratën për një vit.

“Duket iu bashkuar Bayernit, ishte vendimi i jetës sime. Gjithçka është e mirë këtu, klubi, ekipi, trofetë, atmosfera. Bayerni është klubi i duhur për mua”, deklaroi 30 vjeçari, duke e komentuar marrëveshjen.

“Kjo është arsyeja se pse jam i lumtur të qëndroj këtu së paku deri në vitin 2017. Jam optimist se ne do të kemi suksese të shumta në vitet që vijnë”, përfundoi ai.

Dante iu bashkua Bayernit nga Borussia Monchengladbachu në verën e vitti 2012 dhe është zhvilluar shumë si lojtar nga ajo kohë.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 22 ndeshje në Bundesligë këtë sezon, duke shënuar dy gola.