Danjeli dhe Fotini ndahen pas 3 muajsh, ja çmimi që do paguajnë

Elsamedi dhe Danjeli janë kapur me fjalë me njëri-tjetrin dhe ngacmohen rreth situatave që ata kanë me partneret e tyre.

ShowBiz

29/05/2017 23:42

Ndërsa Danjeli e ngacmon për ndarjen nga loja që Elsamedi ka bërë me partneren e tij, ky i fundit e cilëson vetëm si një përpjekje për show martesën mes Danjelit dhe Fotinisë.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë Lupçe, i cili thotë se “Dasma dikujt i pëlqeu dhe dikujt jo, por ti (Danjelit), bëre atë që ndjeve dhe e firmose”.

Por për Elsamedin dasma e tyre është e pakuptimtë sepse nuk mund të martohesh me dy muaj njohje, e sipas tij pasi të dalin Danjeli dhe Fotinia do të ndahen. “Duhet të paguajë 800 mijë lek pas 2-3 muajsh”, shprehet ai, teksa thekson se do t’i njohë ata si çift vetëm ku ai ta ftojë në dasmën që do të bëjë jashtë shtëpie.

“Pse ti mendon se luftoj unë dhe Fotinia që të të mbushim mendjen ty”, ia kthen Danjeli.