Danimarkë, 12 të vdekur nga bakteri listeria

Bakteri listeria, që është gjetur te një prodhues i vogël i mishit në një vendbanim afër Kopenhagës, gjatë disa muajve të fundit ka shkaktuar vdekjen e 12 personave, njoftoi rregullatori danez për sigurinë e ushqimit.

Bota

13/08/2014 01:10

Për këtë arsye kompania është mbyllur dhe të gjitha produktet e saj janë tërhequr nga shitja, njoftoi Ministria për Ushqim, Bujqësi dhe Peshkatari, transmeton agjencia AFP.

Rregullatori i ushqimit dje ka identifikuar burimin e infektimit te një prodhues i produkteve të thata të mishit në vendin Hedehusen, në perëndim të Kopenhagës.

Rastet e para të listerias janë regjistruar në shtator të vitit të kaluar dhe që nga atëherë janë paraqitur 20 raste, ndërsa vetëm nga qershori I këtij viti janë sëmurë 15 persona.

Kjo sëmundje që e shkakton bakteri listeria është regjistruar edhe në Maqedoni, ku ka pasur disa raste të vdekjes.