Danimarka mbështet dialogun Kosovë-Serbi, pret marrëveshje përfundimtare

Danimarka mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por pret zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Lajme

20/11/2018 20:17

Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Anders Samuelsen, po qëndron në një vizitë zyrtare në Serbi.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Anders Samuelsen, ka thënë se pavarësisht që kanë dallime për çështjen e Kosovës, Danimarka mbështet dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediat serbe, në këtë konferencë kreu i diplomacisë daneze, Samuelsen, ka kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:

Insiston Serbia: S’ka vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës

Samuelsen gjithashtu inkurajoi vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se dialogu duhet të jetë konstruktiv dhe duhet të arrihet marrëveshja ligjërisht e obligueshme në mes të dy shteteve.

Në këtë konferencë, Samuelsen ka theksuar se Danimarka pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel midis dy vendeve. /Lajmi.net/