Danilo refuzon Realin dhe Barcelonën?

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Danilo, do ta refuzojë interesimin nga Real Madrid dhe Barcelona për t’ju bashkuar Manchester Unitedit, raportojnë mediat britanike.

Sport

26/02/2015 23:27

Mbrojtësi i djathtë i Portos, Danilo, është objektiv i shumë gjigantëve evropian.

E në mesin e tyre janë edhe dy superfuqitë e La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona.

Por, nga Anglia vjen një lajm i befasishëm.

Futbollisti brazilian është i gatshëm të refuzojë mundësinë e transferimit në Santiago Berabeu e Camp Nou, në mënyrë që t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Red Devils janë favorit i ri në garë për transferimin e Danilos, i cili pritet të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni.

Ai ka kontratë me Porton deri më 2016, dhe klubi portugez për shitjen e tij kërkon 40 milionë euro.