Dani ka veturë të 150 mijë eurove, por udhëton me autobus (Foto)

Vetëm një ditë pasi është botuar lajmi, se këngëtari Ramadan Krasniqi posedon një veturë që kushton 150 mijë euro, ai është parë duke udhëtuar me autobus.

ShowBiz

30/04/2016 20:29

Së bashku me një mik, Dani ka hipur në autobusin që është nisur në ora dhjetë, prej Prishtinës për në Pejë, transmeton Telegrafi.

Këngëtari pejan ka qenë në humor të mirë, teksa ka biseduar me të pranishmit që kishte afër.

 Në planin muzikor ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren Shkurte Gashi.