Dani dhe Labinot Tahiri së shpejti me këngë të re

Këngëtari, Labinot Tahiri është mjaft aktiv me projekte muzikore.

ShowBiz

12/09/2018 20:00

Ai këtë verë solli shumë të reja për publikun e që nuk ka dyshim se ishte prezent edhe në ahengje dhe mbrëmje të ndryshme, shkruan lajmi net.

Pas albumit të suksesshëm, Labi paralajmëroi edhe këngë tjera ku njëra prej tyre qenka bashkëpunim me këngëtarin, Ramadan Krasniqi-Dani.

“Dita e xhirimeve me ylli shqiptar, Dani. Po de mir boll hajt se e ndigojnë shpejt, apo bre Daniii. Dita e shtune klipi i ri. Zemra qanë po nuk t’urren. Po më thot fort më ke imitu si këngëtar. I thash po nuk je kan i dopt, je kan dhe je gjigant, paramendo sa e ëmbël do të dalë kënga”, janë fjalët e Tahirit.

“Ani bre ani mir ma ke ba”, “Jam keq”, “Gurbeti”, “T’lutem kthehu”, janë disa nga këngët e Labit që janë pjesë e albumit. /Lajmi.net/