Dani Alves po transferohet në Premierligë

Dani Alves po e mendon kalimin në Premierligës.

Merkato

12/11/2018 10:40

Dani Alves ka thënë se ai e dëshiron transferimin në Premierligë, para se të pensionohet.

“Ideja për ta mbyllur karrierën time pa luajtur në Premierligës, nuk është e mundur”, ka thënë fillimisht mbrojtësi brazilian, përcjell “lajmi.net”.

“Sigurt, që ky është futbolli më madhështor në botë. Nëse mund të luaja atje, do të ishte diçka perfekte.

“Por, unë do të jem i vendosur që të kaloj atje, në një mënyrë ose tjetrën”, ka thënë më tej Alves. /Lajmi.net/