Dani Alves: Barcelona, skuadra më e mirë në botë!

Dani Alves e konsideron Barcelonën si skuadrën më të fortë në botë.

Sport

18/04/2017 19:25

Braziliani thotë që gjasat për kualifikim janë 60-40 për Juventusin.

“Jam gati për të jetuar një mbrëmje të madhe të futbollit. Do të jetë një sfidë speciale për mua. Nëse e eliminojmë Barcelonën duhet të dimë që e kemi eliminuar skuadrën më të mirë në botë”, deklaroi Alves, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi një skuadër shumë të mirë. Jemi të bashkuar për të arritur ëndrrën tonë. Kemi futbollistë që kanë fituar shumë, por që nuk janë të ngopur dhe e duan këtë trofe”, shtoi Alves. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy