Dani Alves, afër PSG-së

Dani Alves mund të largohet nga Barcelona gjatë verës. Sipas mediave spanjolle, e ardhmja e mbrojtësit brazilian mund të jetë Franca, ku e kërkon Paris Saint-Germain.

Sport

01/05/2014 20:07

Daniel Alves duket se mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Pas gjashtë vjetësh të kaluar si protagonist në Camp Nou, duke fituar tituj të shumtë, mund të marrë fund këtë verë eksperienca e 30 vjeçarit tek gjiganti katalunas.

Sipas të së përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, ish futbollisti i Sevillas ka njoftuar se Alves mund t’u bashkohet bashkëkombësve Alex, Thiago Silva, Marquinhos e Lucas në Paris Saint-Germain.

Së fundmi, përfaqësuesi brazilian ishte \’viktimë\’ e një sulmu racist, kur një tifoz i Villarrealit e hodhi një banane para këmbëve të tij.