“Dame tu amor” publikohet nga Robert Berisha dhe Mira

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit artistët kanë paralajmëruar shumë projekte të reja.

ShowBiz

22/12/2017 23:59

Shumë prej tyre tashmë janë publikuar, e një këngë të re e sollën edhe Robert Berisha dhe Mira Bytyqi, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Dame tu amor” dhe dyshja e sollën të vizualizuar me videoklip, e veçanta e saj është se e sjellin të kombinuar në dy gjuhë, shqipe dhe atë spanjolle.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Nurteel, ndërsa për videon është përkujdesur XL Films.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Roberti dhe Mira. /Lajmi.net/

YouTube player