D’Ambrosio: Shaqiri, i madh

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio ka vetëm lëvdata për përforcimin e ri Xherdan Shaqiri. Ai thotë se kosovari dhe Lukas Podolski janë shumë të vlefshëm për ekipin.

Sport

23/01/2015 21:20

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio ka lavdëruar përforcimin e ri Xherdan Shaqiri.

Ylli kosovar shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar duke shënuar gol në fitoren 2:0 ndaj Sampdorias në Coppa Italia.

Dhe, D’Ambrosio ka mbetur i impresionuar nga kualitetet e Shaqirit, por edhe përforcimit tjetër të ri, Lukas Podolski.

“Shaqiri e Podolski janë futbollistë të nivelit të lartë, nga niveli taktik por edhe nga ai teknik”, deklaroi D’Ambrosio për mediat italiane.

“Vijnë nga klube të mëdha dhe janë një vlerë e madhe për Interin”, u shpreh ai.