Dallku: Ky ishte gabimi i Kosovës kundër Kroacisë

Armend Dallku ka kritikuar trajnerin Albert Bunjaku pas ndeshjes ndaj Kroacisë.

Sport

07/10/2016 12:50

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ka kritikuar trajnerin Albert Bunjaku pas ndeshjes. Ai e ka cilësuar si të gabuar skemën e zgjedhur, duke bërë të mundur që Kroacia ta ketë akoma më të lehtë fitoren.

“Unë mendoj se skuadra nuk pati taktikën e duhur për këtë ndeshje. Të luash në sulm kundër një kundërshtari të tillë, mendoj se i dhamë një asist Kroacisë për të fituar ndeshjen. Ata luajtën me dy sulmues dhe ndaj duhet të ishim të kujdesshëm, jo t’u jepnin më tepër hapësira. Duke ditur se cilët janë futbollistët që kanë në sulm, si Manxukiç apo Kramariç, kjo bëri edhe diferencën.

Pas tre golave të pësuar, skuadra e kishte të pamundur që të reagonte si duhet. Mbase trajneri u gënjye nga ai barazim në Finlandë, por nuk mund të luhet gjithnjë në sulm. Gjithsesi, është e vështirë që të fajësosh gjithë skuadrën, pasi jemi ende një ekip i ri. Lojtarët kanë nevojë për besim, në mënyrë që të rrisin nivelin në takimet e ardhshme.

Është e vërtetë që reparti i mbrojtjes nuk funksionoi si duhet dhe jam kurioz të di se pse ka luajtur Pepa dhe jo Rrahmani si titullar”, deklaroi Armend Dallku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.