Dallku kritikon lojtarët e Kombëtares Shqiptare

Armend Dallku, ish-mbrojtës i Vorsklas në Ukrainë, por dhe i përfaqësueses Shqiptare, komentoi për mediat ukrainase ndeshjen e humbur dje me shifrat 4-1.

Sport

04/06/2018 20:36

Shqipëria ka pësuar edhe humbjen e dytë në miqësore.

“Çelësi për suksesin e ekipit të Ukrainës është se skuadra ka kohë bashkë. Tek Shqipëria shumë lojtarë luanin për herë të parë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Dallku.

Shumë prej tyre nuk kishin përvojë. 7 gola në dy ndeshje janë shumë. Futbollistët në Kombëtare duhet të luajnë për të shfaqur më të mirën. Është e qartë se sezoni që lamë pas nuk ka qenë më i miri për ta, por kjo nuk shërben si justifikim”.