Dallimi në vallëzimin presidencial mes çiftit emocional Obama dhe çiftit pa emocione Trump (Video)

Se Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë lënë shumë gjëra të mira prapa, kjo tashmë dihet, por tash kur SHBA-të kanë presidentin e ri Donald Trump dhe zonjën e parë Melania, nuk mungojnë as krahasimet.

Bota

22/01/2017 14:30

Mediat botërore pos që kanë krahasuar turmën e njerëzve në inaugurimin e Trump me atë të Obamas, krahasuan edhe fjalimet e tyre.

Sidoqoftë, dallim shumë i madh mes Obamas dhe Trump ka edhe në vallëzimin tradicional presidencial.

Në një video të publikuar nga Al Jazeera, shihet çifti Obama në vallëzimin e tyre të parë presidencial, plot sharm, dashuri, ngrohtësi dhe emocione, teksa të buzëqeshur mahnitën botën.

E kundërta e këtyre u pa në vallëzimin presidencial të Donald Trump, ku Melania shfaqet e ngurtë dhe nuk buzëqesh kur vallëzon me bashkëshortin e saj president, i cili nuk heziton të buzëqesh në mënyrë false për të pranishmit dhe publikun në televizion, shkruan Telegrafi.

Teksa imazhet krahasuese për dallimin mes dy presidentëve dhe gjërat pozitive që ka lënë pas Obama vazhdojnë të qarkullojnë, në mënyrë konsante rritet edhe malli për Obaman dhe mesazhin që ai ka përçuar për njerëzit anë e mbanë botës, sidomos për dashurinë dhe admirin ndaj gruas së tij Michelle.