Dallimi mes djalit të Ronaldos dhe atij të Messit që po i befason të gjithë

Konkurrenca e ashpër e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit po vazhdon edhe jashtë fushe.

Sport

22/01/2019 09:08

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë duke e dominuar botën e futbollit që më shumë se një dekadë, ndërsa ende po vazhdon lufta e tyre për suksese.

Ylli portugez si ashtu edhe ai argjentinas kanë krijuar familje, ndërsa po tentojnë t’i orientojnë djemtë e tyre drejt futbollit, përcjell lajmi.net.

Cristiano Ronaldo Jr dhe Thoago Messi, tasmë janë të njohur për publikun, gjersa i pari vazhdon të jetë në akademinë e Juventusit, ndërsa i dyti në atë të Barcelonës.

Në rrjetet sociale na rastisë shpeshherë që t’i shohim të dy në aktivitetet, por Ronaldo Jr është më i fokusuar në futboll, gjersa Thiago bën një jetë si një fëmijë i zakonshëm.

Ne video që do ta shikoni më poshtë, mund t’i shihni dallimet mes tyre. /Lajmi.net/