Dallimi i përzemërsisë (Foto)

Kryeministri Edi Rama me sa duket nuk e ka harruar se si deputetët e LDK-së e lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës, kur në vizitën e tij të parë në cilësinë e Kryeministrit ai iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Lajme

09/03/2015 20:01

Atëbotë Rama mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës por mos përmendja e Ibrahim Rugovës në hyrje të fjalës së tij bëri që një pjesë e deputetëve të LDK-së, të indinjuar nga ky fakt, të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Këtë fakt ndoshta Rama nuk e ka harruar, andaj sot në vizitën e parë zyrtare në Tiranë të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ai homologun e tij, i cili njëherësh është kreu i LDK-së, e përshëndeti vetëm me një shtrëngim duarsh.

mustafathaci

Kryeministri Edi Rama ndoshta ende mban “mëri” me përfaqësuesit e LDK-së, të cilë nuk morën pjesë as në takimin e organizuar në Kukës, në prill të vitit të kaluar.

Duket se Rama ka një miqësi më të madhe me ish-kryeministrin e Kosovës, tash zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

thacirama

Rama dhe Thaçi sot në Tiranë nuk i shtrënguan duart, por i dhanë njëri-tjetrit një përqafim vllazëror. (lajmi.net)