Dallgët e oqeanit futen në Sydney, marrin disa shtëpi me vete!

Mbi 100 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në Neë South Wales që u godit nga reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë e fuqishme të vazhdojë të përhapen në shtetin juglindor të Australisë.

Bota

22/04/2015 10:15

Tre njerëz të moshuar u gjetën të vdekur në veri të Sydney, ku shumë shtëpi u përmbyten nga dallgët e detit, disa u shkatërruan tërësisht, e disa të tjera lundruan përmbi valë sikur të ishin varka, derisa u përpinë nga ujërat e detit.

YouTube player

Mbi 200 mijë shtëpi të shtetit Neë South wales kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë ka paralajmëruar reshje edhe më të mëdha të shiut deri në orët e vona të ditës së sotme.

Ende nuk ka të dhëna se sa është numri i të zhdukurve, por një familje ka njoftuar se dy gra janë zhdukur pasi vetura e tyre u përfshi nga valët e ujit në kohën kur ato po përpiqeshin të largoheshin nga rreziku nëpër rrugën që gjarpëron bregut të detit.

Porti i madh i qymyrit, Newcastle, në veri të Sidneit, ka ndaluar të gjitha lëvizjet e anijeve për shkak të stuhisë, ndërsa Shërbimi Shtetëror i Urgjencës ka marrë rreth 9000 thirrje telefonike për ndihmë dhe ka kryer 93 shpëtime të përmbytjeve.

pese

Kryeministri i Neë South Wales, Mike Baird, ka thënë se 24 orët e fundit kanë qenë më të vështirat që popullata e këtij vendi ka parë që prej shekullit të kaluar.  Ai ka thënë se edhe 24 orët tjera priten të jenë të vështira, si pasojë e shiut, stuhisë dhe përmbytjeve, dhe se ekipet e shpëtimit janë kudo në terren, duke intervenuar dhe në gatishmëri të plotë.

njesh

Në shumë zona të këtij shteti tashmë janë evakuuar banorët, të cilët rrezikoheshin nga dallgët e detit, që kanë mbuluar edhe shumë rrugë të qytetit më të madh australian Sydney. Në këtë qytet janë ndërprerë shumica e linjave hekurudhore dhe janë anuluar fluturimet. /lajmi.net/

YouTube player