“Dallëndyshet” nga Kosova impresionuan edhe Amerikën me kërcimet nga ‘Ura e Fshejtë’ (FOTO)

Kërcimet nga ‘Ura e Fshejtë’ të organizuara javën e kaluar, kanë bërë jehonë edhe në Amerikë.

Sport

04/08/2016 17:59

Gazeta ‘DailyExpress’ në Uashington DC, ka shkruar për “dallëndyshet” kosovare që kërcyen nga ‘Ura e Fshejtë, përcjell Lajmi.net.

Këtë njoftim e jep Ambasada e Amerikës në Kosovë, që shkruan se kërcyesit guximtarë kosovarë janë të famshmit e botës.

“Uau, kërcyesit guximtarë kosovarë janë të famshmit e botës. E kemi zënë këtë foto në koverin e gazetës së përditshme në Uashington DC, Express.

Do t’i ndjekim disa nga atletet tjerë të Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 këtë fundjavë. Bashkohuni me ne për t’i uruar fat ekipit të ShBA-së dhe atij të Kosovës në Rio”, shkruan ambasada amerikane në Kosovë në llogarinë e saj në Facebook.