Dallavere me kilometra (Video)

Shumë vetura që shiten e qarkullojnë në Kosovë nuk e kanë të saktë treguesin e kilometrave të kaluara.

Lajme

24/07/2017 23:50

Jo pse kanë ndonjë defekt, por sepse shitësit e tyre, që ta ngrisin çmimin, ua kthejnë kilometrat, duke e falsifikuar atë.

Se kanë kërkesa të tilla e pranojnë edhe vetë mekanikët, njofton Klan Kosova.

E ata që bëjnë vërtetimin nëse është manipuluar me kilometrazhë apo jo, thonë se mashtrime të tilla në Kosovë bëhen shumë.

Për të evituar këtë falsifikim, Ministria e Infrastrukturës ka sjellë një ligj të ri, sipas të cilit gjobiten bizneset që kryejnë një shërbim të tillë dhe personat që e kërkojnë atë.

Megjithatë, këtu nuk përfshihen veturat, që vijnë nga jashtë, dhe një mashtrim i tillë mund të jetë bërë në ndonjë vend tjetër.

Sidoqë të jetë, lajmit për këto masa ndëshkuese, po thonë se iu gëzuan ata që merren me shitjen e veturave.

YouTube player