Dallas dhe Knicks befasojnë NBA: Ky është shkëmbimi i madh – Doncic e Porzingis në një skuadër

Dallas Mavericks dhe New York Knicks janë dakorduar për një mega shkëmbim lojtarësh.

Sport

31/01/2019 22:16

Kjo marrëveshje ka përfshirë lëvizjen e gjashtë super lojtarëve, duke favorizuar diçka më shumë skuadrën nga Dallas.

Kristaps Porzingis, Courtney Lee dhe Tim Hardaway Jr do t’i bashkohen skuadrës së Mavericks, transmeton lajmi.net.

Në këmbim, do të jenë DeAndre Jordan, Dennis Smith JR dhe Wesley Matthews që do të kalojnë në radhët e Knicks, raporton “ESPN”.

Për këtë marrëveshje janë njoftuar edhe lojtarët dhe agjentët. Marrëveshja mund të rritet me asete të zgjedhjeve të draftit. /Lajmi.net/