“Dalladiset” Liqeni i Ohrit: Vërshime dhe shkatërrime në Ohër dhe Strugë /VIDEO

Valët e larta të Liqenit të Ohrit të nxitura nga erërat e forta kanë vërshuar disa pjesë të Ohrit dhe Strugës, raportojnë mediat lokale.

Lajme

17/03/2018 19:10

Era në një moment ka arritur shpejtësinë deri në 100 kilometra nga orë, kurse valët në lartësi prej dy metrave. Janë vërshuar shëtitoret dhe kafeteritë në afërsi të bregut.

Liqeni i trazuar, i cili ditëve të fundit ka dalë nga minimumi natyror, e ka shkatërruar edhe urën e njohur të drurit e cila njihet si “Ura e Dëshirave”, shkruan lajmi.net.

Kjo urë lidhte plazhin e njohur “Kaneo” me qendrën e Ohrit.

Era e fortë në Ohër ka shkulur edhe drunj, ndërsa janë paraqitur edhe dëmtime në infrastrukturë dhe vetura në Ohër dhe në rrethinë.

Situatën në Liqenin e Ohrit po e përcjellë grupi punues Elem, si dhe komunat Oher dhe Strugë. /Lajmi.net/