Dalja e Britanisë nga BE, problem i madh për Realin

Real Madrid do të ballafaqohet me një problem të madh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Sport

24/06/2016 14:09

Real Madrid ka një problem mjaft të madh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Një prej futbollistëve kryesorë të ekipit, Gareth Bale tani do të llogaritet si futbollist jo evropian.

Kurse, Liga spanjolle lejon vetëm tre të tillë në një skuadër, përcjell “Lajmi.net”.

Kujtojmë se Reali tashmë i ka tre lojtarë të tillë, James Rodriguez, Marcelo dhe Danilo.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.