Daliq ‘ndez’ finalen Kroaci – Francë me këtë deklaratë

Dita e nesërme është dita e fundit e Botërorit e cila do të na rezervojë një finale midis Francës dhe Kroacisë.

Sport

14/07/2018 18:36

Duket qartazi se francezët janë më favorit se kroatët edhe për sa i përket forcës fizike.

Kroacia ka zhvilluar tre ndeshje radhazi me duke luajtur 120 minuta dhe kjo ndoshta do të jetë një faktor ndikues në ndeshjen e nesërme.

Megjithatë për të ndezur sfidën ka menduar trajneri Daliq në konferencën e sotme për shtyp i cili është shprehur: “Nëse fitojmë Kupën, asnjë nuk do të jetë krenar më tepër sesa vetë ne, pasi jemi një vend i vogël. Nëse humbasim, atëherë do të përgëzojmë kundërshtarët. Sa i përket emrit të kundërshtarit, nuk më intereson. Nuk dua t’ia dijë as për statistika dhe histori, pasi ato janë vendosur për t’u thyer. Nesër në Kroaci do të jenë rrugëve rreth 4 milionë njerëz dhe ata do të bëjnë karnavale si në Brazil apo Argjentinë”.