Dalin pamjet e aksidentit të deputetit shqiptar!

Janë bërë publike fotot që tregojnë aksidentin në të cilin u përfshi këtë pasdite deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Lajme

21/09/2018 22:48

Aksidentit ka ndodhur në afërsi të Shkodrës, pranë fshatit Plezhë. Lajmin e bëri publik vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla, përmes një postimi në rrjetin social.

 

 

Balla shkruante se fatmirësisht askush nuk u lëndua nga aksidenti. Fotot e publikuara nga portali TPZ.al tregojnë se makina ku udhëtonte Balla ka dalë plotësisht jashtë rrugës dhe është përplasur.

Makina është në pronësi të deputetit, por mbetet e paqartë nëse në timon ishte ai personalisht apo dikush tjetër.

Më poshtë pamje: