Dalin pamje të reja! Këto femra ‘hot’ janë pjesë e klipit të Noizyt dhe Ledrit

Është pritur gjatë një bashkëpunim mes dy reperave të suksesshëm, Noizy dhe Ledri e ja ku po realizohet. Dy reperët ndodhen në Gjermani ku po xhirojnë klipin e ri e disa pamje na i ka zbuluar Noizy.

ShowBiz

14/11/2017 17:19

Reperi ka postuar në Snapchat disa foto e video ku shihen dy vajza me bikini ndërsa Noizy i filmon,transmeton xing.Ndërsa në një foto tjetër Noizy shihet me Ledrin dhe Blerim Destanin i cili mesa duket do jetë pjesë e klipit.

“Ju thashe 1 dite kam me m’rri. Krejt atje nalt dhe pse nisën te qeshin ta shohim se kush qesh i fundit. ku jam un do vi edhe grupi. tapetet e kuqe ju mbani per vete sa t’bukra te gjithe ju po dukni”, shkruan Noizy krahas fotos duke zbuluar kështu një pjesë të tekstit të këngës.