Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa tash e sa kohë ka paralajmëruar koncertin e saj në Kosovë.

ShowBiz

16/06/2018 15:29

Për koncertin “Sunny Hill Festival” që do mbahet në Prishtinë me 10 gusht biletat tanimë janë gati për shitje, shkruan lajmi net.

Përmes një postimi që ka publikuar në profilin e tij Instagram, babai i Dua Lipës, Dukagjini, tregon se sot dalin në shitje biletat duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

“Biletat për festivalin Sunny Hill dalin në shitje sot, për më shumë informata ndiqni këtë faqe”, është mbishkrimi bashkangjitur fotos. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkFi7c5lS9x/?hl=en&taken-by=dukagjinlipa