Dalin në shitje biletat e ndeshjes Trepça ’89 – Vikingur
Trepça 89' ka zbuluar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kundër ekipit nga Ishujt Faro, Vikingur.
Sport
Trepça 89′ ka zbuluar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e kthimit në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër ekipit nga Ishujt Faro, Vikingur.
Ekipi mitrovicas u mposht në duelin e parë me rezultat 2:1.
Çmimi i biletave për këtë takim është 2, 4 dhe 7 euro.
Sjellim më poshtë postimin e Trepçës ’89 rreth shitjes së biletave:
Qytetarë të Republikës së Kosovës ju njoftojmë se nga dita e diel, 02.07.2017, do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit për kualifikim të Ligës së Kampionëve ndërmjet KF Trepça’89 FC – Vikingur Gota.
Koha e shitjes ora 10:00
Vendi i shitjes: Sheshi i qytetit
Vërejtje:
Biletat janë super të mbrojtura nga keqpërdorimi (falsifikimi), të keni kujdes të blihen në pikat e shitjes kompetente ose prej të afërmeve që ju garantojnë se nuk janë të manipuluara.
Gjithashtu ju njoftojmë se sot nga ora 18:00 do të mbahet stërvitja e klubit në stadiumin Adem Jashari dhe Ju qytetar do të keni mundësinë nga afër të përcillni stërvitjet.
Ndeshja fillon prej orës 18:00
Dyert e stadiumit hapen prej orës 15:30
Ju mirëpresim
Mirë se vini